Video

30/08/2014 14:22:27

Sa ndërtesa u prishën në pesë ditë ?

Shifrat e policisë: në pesë ditë në mbarë vendin janë bllokuar 313 ndërtime pa leje dhe janë paditur 315 persona






TIRANE - Policia bën bilancin e pesë ditëve aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në rang kombëtar. Kryeministri Edi Rama tha para disa ditësh, se ndërtimet pa leje quhen krim mjedisor dhe për këtë do të merret policia, ndërsa Qeveria u hoqi të drejtën autoriteteve vendore për të dhënë leje të tjera ndërtimesh, duke i cilësuar këto leje jashtë ligjit. Në pesë ditë në mbarë vendin janë bllokuar 313 ndërtime pa leje dhe janë paditur 315 persona. 28 janë arrestuar në flagrancë, 278 në gjëndje të lirë ndërsa 9 autorë janë në kërkim. Bllokimet më të mëdha janë bërë në Tiranë me 82 raste, Durrës 49 raste, Elbasan 40 raste, Fier 31 raste, Vlorë 10 raste, Korçë 14 raste, Shkodër 8 raste, Berat 23 raste, Lezhë 28 raste, Dibër 18 raste, Kukës 6 raste.

HermesNews - ©2014